Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ku ka mbetur i plagosur 32-vjeçari, Vilson Zefi, banues në Lezhë.

Autori e ka plagosur 32-vjeçarin me një plumb në këmbë, ndërkohë që policia e ka identifikuar atë dhe ka nisur kërkimin.

Informacion paraprak
Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook