Janë indentifikuar dy të plagosurit dhe autori i ngjarjes së shënuar pak çaste më parë në zonën e Selitës, Tiranë.

Dy personat e plagosur janë indentifikuar si Gjon Pelivani, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe Renato Hoxha, 31-vjeç, i cili ka marrë një plumb po në këmbë, në pjesën e kofshës. 

Mësohet se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të përplasjes mes dy bandave kriminale, pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Paraprakisht mësohet se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe njëri prej tyre është transportuar në Spitalin Ushtarak.

Policia ka identifikuar autorin i njohur si Arti Musai, i cili u shpall në kërkim, si personi qe ka qëlluar me armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook