Në zyrën operative të policisë së Durrësit, një ditë më parë, ka mbërritur një telefonatë që njoftonte për të shtëna me armë në ajër në zonën e Shënvlashit.

“Më datë 13.10.2018, ka ardhur një telefonatë se në Shënlash, ka dëgjuar të shtëna me armë në ajër”,- bën të ditur policia në njoftimin e saj për shtyp.

Pas kësaj telefonate, policia ka nisur punën për verifikimin e telefonatës dhe vërtetësinë e informacionit.

Nëse kanë ndodhur realisht të shtënat në ajër, personi/at që kanë qëlluar do të procedohen penalisht për veprat e parashikuara në nenet 274 dhe 278 të Kodit Penal.