Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  në një udhëzues të posaçëm sqaron masën e kontributit për sigurime shoqërore që të dy punësuarit ose ne me shume se dy pune duhet të paguajnë.

Llogaritja dhe deklarimi i kontributeve mujore, pёr personat qё janё ekonomikisht aktivё nё mё shumё se njё subjekt juridik ose fizik bёhet si mё poshtё:

a) Kur i njёjti person ёshtё ekonomikisht aktiv nё dy ose mё shumё subjekte dhe nё secilin prej tyre merr pagё mё tё lartё se paga minimale, llogaritja e kontributit tё sigurimit shoqёror dhe sigurimit tё kujdesit shёndetёsor ёshtё e detyrueshme pёr çdo subjekt. Nё kёtё rast, llogaritja e kontributit tё sigurimit tё kujdesit shёndetёsor bёhet sipas pagёs pёrkatёse, qё merr nga secili subjekt, ndёrsa masa e llogaritur e kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, nё total tё jetё jo mё shumё se kontributi i llogaritur mbi pagёn maksimale;

b) Kur i njёjti person ёshtё ekonomikisht aktiv nё dy ose mё shumё subjekte, dhe nё njёrin prej tyre paga ёshtё mё e vogёl se paga minimale, llogaritja e kontributit tё sigurimit shoqёror dhe sigurimit tё kujdesit shёndetёsor ёshtё e detyrueshme pёr çdo subjekt. Nё kёtё rast, llogaritja e kontributit tё sigurimit tё kujdesit shёndetёsor bёhet sipas pagёs pёrkatёse, qё të jetё jo mё shumё se kontributi i llogaritur mbi pagёn maksimale.

Pёr tё ardhurat e pёrfituara nga individёt nga punёsimi nё dy apo mё shumё punёdhёnёs, referuar dispozitave ligjore nё fuqi, secili punёdhёnёs ku ёshtё i punёsuar punonjёsi llogarit, mban dhe derdh nё llogari tё organeve tatimore tatimin mbi tё ardhurat personale nga pagat dhe shpёrblimet nё lidhje me marrёdhёniet aktuale tё punёsimit.

LEXO EDHE:  Rikthehen skemat piramidale, ja kush është biznesmeni nga Tirana që 'zhvati' 9 mln dollarë

Në kuptim të Kodit të Punës, kur dy palë hyjnë në marrëveshje, ku njëra palë në cilësinë e punëmarrësit merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim kemi të bëjmë me marrëdhënie punësimi, e cila rregullohet nga kontratat e punësimit me kohë të plotë apo të pjesshme sipas dispozitave ligjore të kodit të punës.

Bazuar në ligjin Nr. 8438, datё 28.12.1998 “Pёr tatimin mbi tё ardhurat”, i ndryshuar, neni 10, pika 1, në udhёzimin Nr. 5, datё 30.01.2006, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, pika 2.6.1 dhe 2.6.2 pёrcaktohet se çdo punёdhёnёs, qё paguan njё pagё a shpёrblim tё parashikuar nё nenin 8, gёrma “a”, dhe në përputhje me nenin 9, paragrafi i parë i ligjit nr.8438, mban tatimin në burim mbi tё ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur nё favor tё organeve tatimore, duke përdorur deklaratën “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetsore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” brenda afateve ligjore të përcaktuara në këto akte ligjore./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook