Një plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare pa dyshim që gjendja ekonomike.

Për shkak se në vendin tonë varfëria është një nga problemet më të mëdha, arsimi është bërë i pa aksesueshëm nga të gjitha shtresat.

Një studente me origjinë nga Kuçova që ndjek fakultetin në Tiranë ka shkruar një letër vërtetë prekëse që me gjasë do të ndjehet nga të gjithë studentët.

Letra e plotë e studentes
Mora rrugën për në Tiranë dhe isha vetëm 20-vjeçe. Kisha fituar gazetarinë dhe prindërit e mi ishin njerëzit më të lumtur atë verë të vitit 2013-të, edhe pse ekonomia jonë është rrafsh me tokën.

Mbylla 3-vjeçarin me nota shumë të mira dhe ai që më mbajti në fakultet ishte vëllai im emigrant në Gjermani, i cili më ushqente, më paguante studimet, më dërgonte para që të mos ndihesha inferiore në rrethin shoqëror, e njëkohësisht mbante edhe dy prindërit.

Vëllain ma kthyen dhe kjo na ra si bombë, sepse ëndrra e tij bashkë me timen për një jetë më të mirë u prenë.

Ndoshta dikush do pyesë se pse nuk punoj vetë për të nxjerrë jetesën time dhe unë do ju përgjigjem. Kur erdha në fakultet, babai im më tha që detyra ime ishte vetëm të studioja dhe të bëhesha dikushi. Arsimimi ishte primar për mua dhe familjen time dhe për 3 vite ja dola të mbahem e harrnuar ekonomikisht.

Këtë vit kam filluar masterin po tek Fakulteti i Filologjikut dhe jam në hall të madh. Duhet të paguajë këstin e parë të tarifës, i cili është 750 mijë lekë të vjetra, kam kursyer diçka me aq sa kam mundur, por më ka rënë si bombë kur pashë njoftimin në faqen e fakultetit që duhet ta paguajmë brenda datës 28 shkurt. Kësaj i thonë të të vënë lakun në fyt!

Sikur tarifa të ishte më e ulët apo e keqja më e vogël, sikur afati për ta paguar të ishte deri nga fundi i muajit maj.

Po detyrohem të braktis shkollën dhe të filloj ndonjë punë me 150 mijë lekë muaji në fasoneri apo call center, sepse trupin nuk mund ta shes!

LEXO EDHE:  Pak orë para protestës, thirrja e ish-ministrit: Të bashkohemi të gjithë kundër derrave të qeverisë

Nëse futem në punë mund të kursej ndonjë lek mënjanë ama më dhemb zemra për prindërit e mi. Ata ndihen të rënë moralisht, sepse toka u është shembur nën këmbë sa herë flitet për tarifën e studimeve të mia dhe nuk kanë pasur mundësinë të ma paguajnë. Im atë punon, mamaja jo. Ka qenë mësuese frëngjishteje dhe tani është pa punë, ka punuar si pastruese në një institucion disa kohë por e hoqën pas zgjedhjeve. Tani është pa punë.

Unë dua të studioj, por ky sistem po ma bën të pamundur! Shoh shumë raste që bashkëmoshatarë ti mi kanë rënë në depresion, e deri në raste ekstreme kanë vrarë veten nga pamundësia ekonomike, por mua nuk ma bën zemra për një akt të tillë kur mendoj për prindërit dhe vëllain tim që fut kokën ku të mundet për të nxjerrë ndonjë lek, sepse ka në plan të emigrojë sërish.

A ka studentë ky vend?! A e ndjen kush hallin tim që t’më bashkohet dhe për besë do jem e para që dal me të në shesh dhe ulëras për të drejtat tona universale, arsim publik falas.

Prindërit e mi kanë studiuar falas në Shqipëri, pse tani kjo nuk është e mundur?!

Rama dhe Nikolla kanë bërë reformë në arsim, por ajo do na zhysë edhe më shumë me kalimin e viteve. Studentët shqiptarë janë mbi llucë që po i thith çdo ditë e më shumë drejt fundit.

Shohim që vriten të rinj, drogohen të rinj, ikin nga Shqipëria, fusin kokën në forume partiake, kanë mbushur call centerat, e sërish xhepat i kemi gropë!

Studenti nuk duhet të punojë, studenti ka për detyrë vetëm të mendojë dhe të rritet intelektualist apo profesionalisht.

A di dikush të më thotë cila është zgjidhja pa qenë nevoja të pi helm, të hidhem nga ballkoni, të shes, trupin dhe pa iu ndarë arsimit?!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook