Aktori mjaft i dashur nga të gjithë shqiptarët, Bujar Asqeriu ka marrë pjesë në takimin që kanë zhvilluar artistët që janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në këtë projekt, artistët ruajnë godinën aktuale, ndryshe nga varianti i propozuar nga qeveria për prishjen e saj dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Sipas artistëve, kostoja për projektin e tyre nuk i kalon 10 milionë euro. Asqeriu deklaroi se ka dy mendime se si mund të gjenden lekët për të ndërtuar teatrin.

“Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë.

I pari mund  të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur.  Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar.

Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para lajnë mëkatet dhe e dyta tregojnë burrërinë e tyre. Ti paketojnë bukur dhe ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. Dhe shikoni juve se mund të  bëhen jo një teatër por dhjetë teatro.

E dyta, ata që janë në diasporë, që po tu thuash që të dorëzojnë nga 5 euro për teatrin. Unë mendoj se të gjithë do të japin aq para”, tha Asqeriu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Ish-ministri ironizon qeverinë: Jo detin, por edhe liqenin artificial i japin Greqisë, por kurrë nuk i japim...