Ballina Teknologji 110 ekspertë të shëndetit i “tërheqin veshin” Facebook-ut, kërkojnë tërheqjen e tërheqjen...

110 ekspertë të shëndetit i “tërheqin veshin” Facebook-ut, kërkojnë tërheqjen e tërheqjen e ‘Messenger Kids’

Autorët shprehen se në një kohë kur ende nuk dihen pasojat e medias sociale tek të rinjtë, inkurajimi i fëmijëve për të përdorur facebook është edhe më i rrezikshëm.

Mëse 100 ekspertë të shëndetit të fëmijëve kërkuan nga shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg të tërheqë aplikacionin Messenger Kids për fëmijët nën moshën 13 vjeç duke paralajmëruar rreth rreziqeve të medias social tek fëmijët.

Në një letër të hapur nënshkruar nga doktorë, edukatorë dhe ekspertë, ata thonë se fëmijët nuk janë ende gati për të pasur një llogari në median sociale.

Autorët shprehen se në një kohë kur ende nuk dihen pasojat e medias sociale tek të rinjtë, inkurajimi i fëmijëve për të përdorur Facebook është edhe më i rrezikshëm.

Facebook lançoi aplikacionin Messenger Kids në Dhjetor për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Aplikacioni kishte një nivel të lartë kontrolli prindëror në mënyrë që fëmijët të mos shpërndajnë materiale të papërshtatshme.

Facebook thotë se ka zhvilluar aplikacionin me ndihmën e ekspertëve të sigurisë online dhe dy organizatave të tjera, National PTA dhe Blue Star Families.

Sipas rrjetit social ai është dizajnuar për fëmijët që duan të komunikojnë me të afërmit dhe miqtë e tyre me anë të tekstit, fotove dhe videove nën mbikëqyrjen prindërore. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook