Ballina Teknologji Apple në telashe, prokuroria franceze akuza për mashtrim

Apple në telashe, prokuroria franceze akuza për mashtrim

Kompania gjigante Apple po kalon një fazë jo të mirë, e gozhduar me akuza dhe padi që po prish versionet e vjetra të celularëve, këtë herë është prokuroria franceze e cila e akuzon për mashtrim.

Pas SHBA-së dhe Izraelit tashmë dhe prokuroria francezë ka hapur një hetim kundër Apple.
Sipas njoftimit të organit të akuzës kompania amerikane po ngadalëson qëllimisht versionet e vjetra të iphone nëpërmjet update të softuerit, që në këtë mënyre të shes të rinjtë.
Sipas ligjeve franceze shkurtimi i jetë gjatësisë dhe dëmtimi i qëllimshëm i produkteve nga vet kompania përbënë vepër penale.
Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria franzece depozitoi një padi ndaj Apple, me qëllim parandalimin e këtij mashtrimi.
Megjithatë në një deklaratë pak jave më parë, kompania prestigjioze i hodhi poshtë akuzat dhe shpjegoi se ngadalësimi i telefonit nuk është si pasoje e softuerit, por dëmtimi i baterisë.
Për të rikthyer shpejtësinë mjafton që ti ndërroni baterinë e të merrni një të re.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook