Ballina Kryesore Audi ‘fokusohet’ në botën e fuoristradave, së shpejti në treg dhe tre...

Audi ‘fokusohet’ në botën e fuoristradave, së shpejti në treg dhe tre modele të reja Q1, Q6, Q9

Prodhuesi gjerman i makinave, Audi së shpejti do të prezantojë modelin Q4, dhe ka paralajmëruar sjelljen në treg të tre modeleve të reja fuoristradash, Q1, Q6, Q9.

Sipas spekulimeve besohet se modeli Q1 do të dalë në treg në vitin 2021 dhe pritet të jetë një mini-fuoristradë (crossover).

Modeli Q5 që pritet të dalë në vitin 2019 do të jetë një version më luksoz dhe më i shtrenjtë i modelit Q3.

Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar mendohet se do të ketë një model Q6 që do të rivalizojë modelin Q5, sipas Autocar.

Mendohet se modeli Q8 pritet të mos jetë në krye të ofertave të Audi, pasi ka thashetheme të kompanisë që po punon në një SUV edhe më luksoz, modeli Q9.

Nëse për blerësit nuk do të jenë tërheqëse këto modele, ata mund të përzgjedhin modelet elektrike, të cilat do të jetë modeli E-Tron dhe E-Tron Sportback.

Picture 1 of 3

Audi Q1

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook