Ballina Kuriozitet Befason fizikanti korçar: Po jetojmë në një hologram, kemi prova se universi...

Befason fizikanti korçar: Po jetojmë në një hologram, kemi prova se universi është një iluzion

Sipas një studimi të publikuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”, universi mund të jetë “një hologram i pafundmë” dhe perceptimi ynë për jetën në 3D mund të jetë një iluzion dhe kjo sipas një grupi fizikantësh që kanë studiuar çrregullimet e teorisë së Bing Bang. 

Ata thonë se kanë gjetur “prova të konsiderueshme” për të mbështetur idenë e një universi holografik, gjë e cila do të ndryshonte terësisht ato që ne dimë për universin.

Disa hulumtues nga Universiteti i Southamptonit, në bashkëpunim me kolegë nga Kanadaja dhe Italia, deklarojnë se ekzistojnë prova për këto çrregullime.

Një prej mbështetesve të kësaj teorie është dhe Kostas Skënderis, profesor i shkencave të llogaritjes në Universitetin e Southamptonit, lindur në Korçë dhe banues në Greqi për shumë vite.

Fizikanti korçar ka deklaruar se teoria se universi mund të jetë një hologram, ekziston dhe sipas tij së shpejti do të publikohen fakte që do të trondisin themelet e shkencës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook