Ballina Teknologji Bëhet realitet avioni pa pilot, shumë shpejt fluturimi i parë zyrtar

Bëhet realitet avioni pa pilot, shumë shpejt fluturimi i parë zyrtar

Kompanitë ajrore po investojnë shumë në drejtimin e sigurisë së avioneve. Skenari për avionë pa pilotë u shfaq gjatë samitit në Bruksel.

Një avion pa pilot i shtyrë nga një motor elektrik mund të bëhet shumë shpejt realitet. Gjithsesi ajo që ka realisht rëndësi është fakti se zhvilluesit dhe kompanitë kanë rënë dakord për këtë. Investimet në industrinë e transportit ajror shkojnë në këtë drejtim.

Dhe skenari doli qartësisht gjatë Samitit të Fundit mbajtur në Bruksel Air Transport IT Summit. Liderët e fuznizimit me inovacione teknologjikenë aeroporte dhe kompani në Sita organizuan në portat e Brukselit, një cikël konferencat për tendencat inovatore të transportit ajror.

Avionët pa pilotë janë në zhvillim e sipër  dhe bazohen në sistemin e navigimit më shumë vizual se kartografik dhe mbi gjeolokalizimin lazer. Njësoj siç ndodh me makinat me guidë autonome, me sensor lider që monitorojnë rrugën, kalimtarët dhe makinat, në vend të shoferit.

Në projekte e transportit ajror pa pilot janë përfshirë disa kompani, si ndërtuesi europianë i avionëve Airbus që së fundmi ka prezantuar Vahanan. Në këtë avion ka vend vetëm për pasagjerët që kanë dëshirë të kursejnë kohë dhe para.

Ekspertët pohojnë se gjatë testimeve, pasagjerët kanë pasur dyshimet e tyre. A do të fulturonim dot duke e ditur se në avion nuk ka pilotë? Sipas statistikave, shumica e mjeteve janë eksaktë nëse i referohemi makinave me guidë autonome, por sa ndodh një aksident, të gjithë i referohen atij rasti të vetëm.

Sipas Baggage Report 2017, avionët e së ardhmes pa pilotë do të kenë teknologji inovatore dhe kursimtare. Nga projekti synohet ulja e kostos së karburantit me të paktën 30% duke qenë se karburanti zë rreth 50% të kostos së kompanive ajrore.

LEXO EDHE:  Kamerat e smartfonëve mund të “shohin” së shpejti përtej mureve

Qëllimi është avionë me bateri dhe për këtë Siemens është në rrugën e duhur me Siemens Extra 330LE, avioni elektrik që muajin e kaluar theu cdo rekord. Avioni teknologjik theu cdo rekord shpejtësie të matshëm në kategori specifike, duke arritur në 342 km/orë.