Ballina Teknologji BMW prezanton “bishën” M8 Gran Coupe, a do të jetë ky model...

BMW prezanton “bishën” M8 Gran Coupe, a do të jetë ky model një rikthim i lavdisë për “Seria 8”

BMW ka prezantuar konceptin M8 Gran Coupe në Geneva Motor Show duke konfirmuar se një model i prodhuar do të shihet para fundit të vitit të ardhshëm.

Ringjallja e emrit “BMW Seria 8” ka bërë të mundur sjelljen e modelit ‘hot’ “BMW M8 Gran Coupe”

BMW nuk ka treguar asnjë detaj teknik të konceptit, por ka njoftuar se modeli M8 Gran Coupe pritet të ketë strukturë të njëjtë me të sapolansuarin M5.

Kjo nënkupton që ai do të ketë sistem që tërheqë me katër rrota, ka marsh automatik me tetë shpejtësi dhe motor 4.4-litërsh V8. Pritet që të ketë deri në 600 kuajfuqi.

BMW M8 do të vijë me tre modele të kësaj veture, M8 Coupe (me tiparin dallues të fabrikës F92), dhe pastaj do të vijnë M8 Kabriolet (F91) dhe M8 Gran Coupe (F93).

Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 140 mijë euro.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1187″ sortorder=”10910,10906,10907,10909,10911,10908″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook