Ballina Teknologji Çudia e rradhës në Shqipëri, më shumë celularë se sa njerëz

Çudia e rradhës në Shqipëri, më shumë celularë se sa njerëz

Rreth 3.5 milionë shqiptarë, janë përdorues të rregullt të telefonisë celuare ,që tregon një rritje me 3.8% në krahasim me tremujorin e fundit të 2016-ës.

Ky është rezultati i studimeve të fundit të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP).

Sipas treguesve statistikorë të tremujorit të katërt të 2017, rezulton se numri i personave të regjistruar për karta SIM ishte rreth 5.558.492 duke u rritur 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga studimi, rezulton se ka pasur një rritje të theksuar të përdoruesve të internetit. 20.4% është rritur numri i përdoruesve të aksesit broadband në internet, për tremujorin e fundit të 2017 në krahasim me një vit më parë.

Pas shpalljes së falimentit nga kompania celulare Plus Communication, tregu i telefonisë celulare u reduktua në vetëm 3 operatorë kryesorë, ku sipas AKEP Vodafone Albania renditet e para me 1.7 milionë përdorues aktivë, Telekom Albania renditet e dyta me 1.2 milionë përdorues dhe Albtelecom dhe Eagle me rreth 450 mijë përdorues.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook