Ballina Aktualitet Donald Trump rrit tarifat ndaj Apple me 25%

Donald Trump rrit tarifat ndaj Apple me 25%

Donald Trump deklaron se do të aplikojë tarifa të reja për produktet e teknologjisë konsumatore te prodhuara nga Kina, si Iphone.

Tarifa e re vijon nga 10% deri në 25%. Komentet e tij vijnë katër ditë para se të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping për bisedimet tregtare.

Trump i kishte premtuar drejtorit të Apple, Tim Cook, se nuk do të vendoste tarifa për produktet e Apple, sipas asaj që njoftoi New York Times në qershor dhe pajisjet e Apple humbën raundin e parë të tarifave të aplikuara nga administrata Trump në shtator, por fati i kompanisë mund të mos zgjas.

Nëse iPhone do të jetë subjekt i një tarife 10% -25%, konsumatorët do të mbanin shumicën e kostos shtesë. Dhe Apple tashmë e ka shfrytëzuar mundësinë në çmimet (e larta) të iPhone-ve të tyre. iPhone përbën rreth 60% të të ardhurave të Apple.