Ballina Teknologji Dy herë më i madh se Toka, astronomët zbulojnë planetin e ri

Dy herë më i madh se Toka, astronomët zbulojnë planetin e ri

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet të ri, të ngjashëm më planetin Vulcan nga “Star Trek”.

Planeti i ri në fjalë është 16 vite dritë larg Tokës, ndërsa është zbuluar nga një teleskop në majë të malit Lemmon në Arizonë, shkruan yahoo.com

Zbulimi në fjalë u bë nga Survey Dharma Planet dhe Teleskopi i Fondacionit Dharma Endowment, ndërsa u botua këtë javë në Monthly Notice of the Royal Astronomical Society.

Studiuesi që udhëhoqi studimin ishte Jian Ge, ku bashkëpunuan edhe 29 studiues të tjerë.

Ge jep detaje mbi planetin e ri.

Ai tha:

Planeti është afërsisht dyfishi i madhësisë së Tokës dhe orbiton yllin e saj me një periudhë 42-ditësh vetëm brenda zonës optimale të banueshme të yllit.”