Ballina Kuriozitet E pabesueshme! Implementimi i mikroçipit në tru për të zhbllokuar potencialin e...

E pabesueshme! Implementimi i mikroçipit në tru për të zhbllokuar potencialin e plotë të tij

Implantimi i një mikroçipi në trurin tuaj për të zhbllokuar potencialin e plotë të tij mund të tingëllojë si një skenar fantastiko-shkencor.

Por teknologjia futuristike mund të bëhet një realitet brenda 15 viteve, sipas Bryan Johnson, një ekspert që po punon për një pajisje të tillë. Çipat do t’i lejojnë njerëzit të blejnë dhe fshijnë kujtimet, dhe së shpejti ata do të jenë po aq të përhapur sa smartfonet, thotë zoti Johnson.


Duke folur në “Web Summit” (Samitin e Web-it) në Lisbonë këtë javë, zoti Johnson, i cili është themeluesi i Kernel, një mikroprocesor në zhvillim i trurit, tha se zhbllokimi i potencialit të mendjes është ‘gjëja e vetme më e madhe’ që njerëzimi mund të arrijë.

LEXO EDHE:  Çudi! Teknologjia lë pa punë edhe gomerët

Aktualisht po punohet në prototipin e një pajisjeje të implantit të trurit për përdorim mjekësor tek njerëzit. Firma ka filluar të kryejë teste në spitale me pacientë që vuajnë nga epilepsia. Duke folur për IEEE Spectrum, Dr Berger tha: “Po e testojmë atë tani në njerëz, dhe po marrim rezultate të mira.” Para se të krijohet për njerëzit e shëndetshëm, firma shpreson që pajisja do të përdoret për të përmirësuar kujtesën tek njerëzit me sëmundje degjenerative, siç është Alzheimer.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook