Ballina Galeri E pabesueshme! Tashmë makinat e BMW do të karikohen me Wireless (Video)

E pabesueshme! Tashmë makinat e BMW do të karikohen me Wireless (Video)

Një risi në teknologjinë e automjeteve ka ardhur. Kompania bavareze BMW së shpejti do të bëjë të mundur që makinat elektrike të karikohen me Wireless.

Ndoshta duket pak e çuditshme, por është e vërtetë. BMW së shpejti do të sjellë risinë GroundPad që mund të instalohet brenda ose jashtë me karikuesin CarPad poshtë makinës.

Duke vendosur makinën poshtë pajisjes GroundPad mund të gjenerojë një fushë magnetike, ndërsa në CarPad ngarkohet rryma elektrike, e cila më pas karikon baterinë e makinës.

Aktualisht po aplikohet në BMW 530e iPerformance e cila mund të karikohet plotësisht për rreth tre orë e gjysmë me një fuqi prej 3.2 kW.

Sistemi mbyllet portat e karikimit automatikisht kur njeh që makina është plotësisht e karikuar, mund të përdoret në të gjitha kushtet atmosferike dhe nuk do të dëmtohet nëqoftëse hypni sipër saj.

BMW thotë se karikimi induktiv “është edhe më i thjeshtë se mbushja me karburant”.

Prodhimi do të fillojë në Korrik në Gjermani, dhe më pas në Britani të Madhe dhe SHBA , me strukturën përfundimtare dhe konfigurimin e instalimit, duke u testuar para se të mbërrijë në rrugët tonë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1588″ sortorder=”15372,15371,15369,15373,15375,15370,15374″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook