Ballina Kuriozitet Eksperimenti/ Njerëzit e parë superinteligjentë do të jenë realitet në 2030

Eksperimenti/ Njerëzit e parë superinteligjentë do të jenë realitet në 2030

Ndoshta duket e pabesueshme, por njerëzit superinteligjentë mund të jenë mes nesh që në vitin 2030.

Falë hapave prej gjiganti që po zhvillohen në fushën e neuroshkencave dhe të inteligjencës artificiale duke u fokusuar në praktika që janë në limitin e fantashkencës si vendosja e mikroçipëve dhe transplanti i kujtimeve duket se shumë shpejt do të bëhet realitet një nga endrrat më të mëdha të shkencëtarëve por jo vetëm

Këto arritje shfaqen në 150 studime shkencore të zhvilluara në këtë fushë nga më shumë se 600 studjiues në të gjithë botën.

“Brenda vitit 2030 rritja e inteligjencës me vendosjen e impianteve në tru nuk do të jetë më vetëm një objekt kërkimi dhe njerëzit duhet të përballen me këtë paradigmë të re”, deklaron neuroshkencëtari, Mihail Lebedev i universitetit Duke në SHBA.

“Ky grumbullim të dhënash duhet të alarmojë shkencëtarët dhe opinionin publik mbi implikimet e mundshme etike, mjekësore dhe ligjore”, thekson eksperti që ka kontribuar në përpunimin e tyre.

“Do të mrekulloheni kur të shihni se sa përpara do të jemi në vitin 2030”, thonë Ioan Opris i shkollës së mjekësisë në Majemi “Leonard M. Miller” dhe Manuel Fernando Casanova i universitetit Luisvil në SHBA.

Mundësitë do jenë po aq sa janë edhe idetë e krijuara nga imagjinata e shkencëtarëve dhe si provë na vjen eksperimenti i zhvilluar në Shkollën e Mjekësisë në Karolinën e Veriut “Wake Forest”, ku u mundësua transplanti i kujtimeve nga truri i një miu te truri i një miu tjetër.

Pra nuk është një rastësi që tema mbi superinteligjencën dhe zhvillimin e trurit të njeriut ka thyer konkurencën me më shumë se një milion kërkime në internet duke lënë pas argumenta të tjera të nxehta si ruajtja e oqeaneve dhe studimi i baktereve që jetojnë jashtë dhe brenda trupit të njeriut.

LEXO EDHE:  E rrallë/ 200 mijë euro gjobë nëse poston një foto të tillë