Ballina Teknologji Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook tha ditën e Hëne se do të hapë tre qendra të reja në Evropë për trajnimin e njerëzve me aftësi dixhitale. 

Gjigandi Amerikan lajmëroi se do të hapë tre qendra komunitare në Spanjë, Poloni dhe Itali.

Ai dëshiron të investojë 10 milion Euro në Francë, përmes qendrës së hulumtimit në inteligjencën artificiale, nga e cila pritet të përfitojnë rreth 1 milion njerëz.

“Njerëzit janë të shqetësuar se revolucioni dixhital po i lë pas dhe ne duam të sigurohemi se njerëzve nuk kanë për tu munguar aftësitë e duhura në ekonominë dixhitale,” tha Sheryl Sandberg.

Këto qendra komunitare do të ofrojnë trajnime dixhitale, trajnime në fushën e medias dhe sigurisë online për të rinjtë, të moshuarit dhe refugjatët.

Kjo lëvizje e Facebook vjen në një kohë kur BE-ja diskuton propozime për rritjen e taksave ndaj kompanive shumëkombëshe si Amazon, Google, Apple dhe Facebook.

Bashkimi Evropian beson të ketë humbur 5.4 miliardë dollarë në taksa nga Google dhe Facebook, përgjatë viteve 2013-2015.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook