Ballina Teknologji Facebook në kaos, fshiu postimet e miliona përdoruesve në botë

Facebook në kaos, fshiu postimet e miliona përdoruesve në botë

Shumë njerëz dy ditë më parë e gjetën veten në një situatë jo të zakontë në Facebook. Media sociale fshiu postimet e shumë përdoruesve.

Ndërsa fenomeni preku shumë përdorues nga çdo cep i botës, ku fillimisht u tha se rrjeti social i ka emëruar postimet si ‘spam’ (mesazhe të padëshiruara).

Madje shumë njerëz provuan të bënin postime dhe të shihnin më pas nëse Facebook ua fshinte apo jo. Por si duket në këtë moment media sociale më popullore në botë ka pësuar një avari.

Në një reagim zyrtar, përfaqësuesit e Facebook kanë deklaruar se rrjeti social pësoi një avari të madhe elektronike, e cila bëri që disa postime të kategorizoheshin gabimisht si “spam” dhe të fshiheshin automatikisht.

Tanimë rrjeti social ka rikthyer të gjitha postimet, e fshira duke u kërkuar falje të gjithë përdoruesve të prekur.

Duke qenë se një pjesë e postimeve kishin përmbajtje politike, një pjesë e mirë e përdoruesve menduan se Facebook ishte duke i censuruar bazuar në pikëpamjet e tyre politike.

Reagimet më të mëdha erdhën pasi Facebook cilësoi si spam një artikull të “New York Post” në lidhje me përkrahësit e Presidentit Donald Trump.