Ballina Kuriozitet “Facebook” sjell ndryshime drastike, i bën “gropën” bizneseve dhe portaleve. Ja për...

“Facebook” sjell ndryshime drastike, i bën “gropën” bizneseve dhe portaleve. Ja për çfarë bëhet fjalë

“Facebook” ka vendosur të ndryshojë në mënyrë drastike mënyrën e të bërit biznes.

Gjigandi i rrjeteve sociale, ka sjellë ndryshme në ardhjen e lajmeve në këtë platformë, ku nuk do të kenë më prioritet postimet nga bizneset, markat apo mediat.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social.

Tashmë “Facebook” do të shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

Lajmi u dha nga vetë themeluesi i “Facebook”, Marc Zuckerberg, i cili tha e postimet nga organizata të ndryshme, të cilat i cilësoi si përmbajtje publike, kanë eleminuar momentet personale në gjigandin e rrjeteve sociale, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë.

LEXO EDHE:  "Doktor, mjaft më se le nam, ke bërë pazare armësh me shkaun", ja replika e Berishës për komentuesen

Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

Por duket qartë se shtysa është skandali i lajmeve të rreme dhe roli i “Facebook” në këtë skandal me pasivitetin e tij.

Zukerberg pranoi se ndryshimi i ri mund të bëjë që njerëzit të kalojnë më pak kohë në “Facebook”, por gjatë 2017 problematike duket se ka kuptuar që një platformë e mbushur me përmbajtje të rreme dhe problematike, pavarësisht parimit për lajme të lira, nuk ia vlen barra qiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook