Ballina Teknologji “Fiat-Chrysler” ndalon prodhimin e automjeteve me naftë

“Fiat-Chrysler” ndalon prodhimin e automjeteve me naftë

Gjigandi italian i automjeteve, “Fiat-Chrysler” (FCA) nuk do të tregtojë më makina me motorë nafte duke filluar nga viti 2022.

Kompania ka refuzuar t’a komentojë në media këtë njoftim, duke iu shmangur çdo sqarimi në lidhje me te.

Sipas “Financial Times”, ky vendim do të njoftohet me 1 qershor, kur presidenti i FCA-së, Sergio Marchionne do të prezantojë një plan biznesi të ri katërvjeçar.

Një zëdhënës i FCA-së, nuk bëri asnjë koment mbi këtë raport, në të cilin thuhet gjithashtu se edhe “Toyota” me “Porsche”, kanë vendosur që në të ardhmen të mos prodhojnë më automjete me motorë diesel.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook