Ballina Galeri Fjala e fundit e teknologjisë gjermane, mbërrin në Shqipëri ‘revolucioni’ Audi A8...

Fjala e fundit e teknologjisë gjermane, mbërrin në Shqipëri ‘revolucioni’ Audi A8 (Foto)

Produkti më i fundit i teknologjisë gjermane, më në fund ka mbërritur edhe në Tiranë.

Kompania ‘Porsche Albania’ prezantoi këtë fillim jave, fjalën e fundit të teknologjisë gjermane në segmentin ‘Premium’, Audin e ri ‘A8’.

Ai vjen në gjeneratën e tij të katërt me një linjë të re dizajni, me një koncept krejtësisht të ri operativ, me shumë funksione autonome dhe një hap para në lidhje me temën më të diskutuar të momentit, “elektrifikimin”.

Mund të thuhet pa hezitim se Audi ‘A8’, është makina e parë në botë e konceptuar dhe e zhvilluar për një udhëtim pjesërisht të automatizuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook