Ballina Kryesore “Ford” tërheq dy milionë automjete nga rreziku për zjarr

“Ford” tërheq dy milionë automjete nga rreziku për zjarr

Kompania amerikane “Ford” do të tërheqë dy milionë vetura në Amerikën e Veriut, për shkak të një difekti në rripat e sigurimit në sediljet e përparme që mund të shkaktojnë zjarr.

“Në fakt është modeli kamionçinë F-150 i prodhuar në vitet 2014-2018, mjeti më i shitur në SHBA dhe më fitimprurës për kompaninë, që preket më shumë”, theksoi “Ford”.

Rreth 17 raste për zjarr apo tym janë sinjalizuar në SHBA dhe gjashtë në Kanada por kompania garanton nuk ka patur aksident, as të plgosur të lidhur me këtë problem.

Një hetim i brendshëm ka zbuluar se disa mbajtëse të rripave të sigurimit të sediljeve të përparme (shofer dhe pasagjer) mund të shkaktonin shumë shkëndija.