Ballina Kryesore FOTO/ “Bisha e bukur”, BMW prezanton modelin e ri, Seria 8 Coupe

FOTO/ “Bisha e bukur”, BMW prezanton modelin e ri, Seria 8 Coupe

Kjo është BMW-ja e re. Nuk është një Seria 8 Coupe e thjeshtë, por modeli M850i e cila kushton 115 mijë euro.

Në të vërtetë, gjenerata e parë Serisë 8 ‘vdiq’ pak para se të hynim në mijëvjeçarin e ri dhe vetëm verën e kaluar BMW-ja prezantoi modelin e mrekullueshëm të Serinë 8.

Modeli M850i fuqizohet nga një motorr 4.4-litërsh twin-turbo V8.

Ky model prodhon 523bhp dhe 553lb-ft çifte rrotullimi. Modeli M850i ka kambio me 8 marshe dhe konfigurmin 4×4 në mënyrë manuale.

Si rezultat, M850i ​​është në gjendje të arrijë 0-100 km/h në vetëm 3.7 sekonda, më shpejt se dy standardet V8 dhe V12 të Aston Martin DB11, një makinë që Seria 8 përafërsisht ndan përmasat, si dhe do të ketë një shpejtësi maksimale të limituar prej 250km/h.

840d është modeli i dytë që u prezantua, e fuqizuar nga një motorr 3.0-litër naftë me një turbo, e cila prodhon 316bhp, dhe 500lb ft çifte rrotullimi dhe arrin shpejtësinë 0-100 km/h për 4.9 sekonda.

BMW thotë: “Numri 8 në emrin e modelit qëndron për një status të rangut të lartë brenda gamës së produkteve BMW. Si në të kaluarën me BMW Z8 dhe gjithashtu me BMW aktual i8, ajo është e rezervuar për makinat sportive që gjithashtu do t’ju pushtojë nga emocionet”.