Ballina Teknologji FOTO/ Njihuni me 5 klonët e iPhone X që kushtojnë 40 dollarë

FOTO/ Njihuni me 5 klonët e iPhone X që kushtojnë 40 dollarë

Në Kongresin Mobil Botëror, disa prodhues telefonësh paraqitën shumë produkte të ngjashme me iPhone X.

Telefonët kishin një ngjashmëri të frikshme në dizajn me ekran me Apple iPhone X. Më i liri fillonte nga 40 dollarë ndërsa më i shtrenjti 366 dollarë.

Apple ka startuar një trend në dizajn me iPhone X.

NOA N10
Hangar18 është firma Kroate pas NOA 10, një telefon me ekran 6.2-inç, 0.4 inç më i madh sesa iPhone X.

Telefoni ka një kamër të pasme të dyfishtë dhe një ekran Full-HD. Madje edhe një teknologji të njohjes së fytyrës. Kompania e quan po ashtu Face ID dhe kushton 300 Euro.noan10

Blackview A30
Shenzen Doke Electronics është firma pas kopjes tjetër të iPhone X. Telefoni nuk ka hyrë ende në prodhim por pritet në fund të vitit.

Ekrani i pajisjes është thjeshtë një printim se ende nuk disponojnë një prototip. Funksionon me Android, versionin e sistemit operativ që konsumon më pak resurse.blackviewa30

Doogee V5
Doogee është një tjetër prodhues Kinez telefonësh që ka marrë pak mësime dizajni nga Apple.

V5 është flagshipi i kompanisë me një ekran 6.2-inç. Nën ekran gjendet një skaner i shenjave të gishtërinjve duke krijuar më shumë hapësirë. Telefoni mund të karikohet me valë wireless.doogeev5

Leagoo S9
Një tjetër telefon me dizajnin e iPhone X është Leagoo S9. Është ndërtuar nga firma Kineze Leagoo dhe ka ekran 5.85-inç. Funksionon me Android dhe kushton 125 dollarë.leagoos9

Wiko View 2 Pro
Wiko View 2 nuk është një kopje e plotë e iPhone X. Edhe ka marrë nga dizajni, ai është unik për mënyrën e implementimit të elementëve vizuale.

Ka teknologji të njohjes së fytyrës dhe kamër të dyfishtë. Wiki View 2 Pro kushton 299 euro.wikoviw2pro

LEXO EDHE:  E kishit harruar ‘Concorde’? Vizitoni edhe një herë luksin dhe magjinë…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook