Ballina Galeri FOTO/ Porsche Cayenne Coupe nuk i shpëton paparacëve, fotografohet fshehurazi gjatë testimeve,...

FOTO/ Porsche Cayenne Coupe nuk i shpëton paparacëve, fotografohet fshehurazi gjatë testimeve, ja si duket fuoristrada gjermane

Porsche Cayenne Coupe është fotografuar fshehuri nga paparacët duke treguar se si do të duket modeli i ri i kompanisë gjermane.

Në pamje të parë shihet se kjo fuoristradë ka shumë presimsa për të sfiduar BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE Coupe.

Fotografitë janë bërë në Shtutgart gjatë testimeve të fuoristradës.

Makina testuese nuk është e kamofluar në pjesën e përparme, e cila duket pothuajse identike me një Cayenne normal.

Shumica dërrmuese e ndryshimeve të këtij modeli është në pjesën e prapme, më e dukshme e të cilave është një vijë më e pjerrët.

Sipas informacioneve paraprake, nën kofanon e Cayenne Coupe do të jetë një motorr V6, tre litra ose 2.9 litra.

Duhet të llogarisin dhe versionet më të fuqishme me 4-litra V8 turbo dhe të modelin hibrid me rreth shtatëqind kuaj.

Tashmë presim një njoftim zyrtar nga Porsche që të konfirmojë versionin Coupe të Cayenne dhe një datë të lançimit të kësaj supermakine.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook