Ballina Galeri FOTO/ “Shoferi mund të dremisë në timon”, prezantohet “makina inteligjente” e të...

FOTO/ “Shoferi mund të dremisë në timon”, prezantohet “makina inteligjente” e të ardhmes

Picture 1 of 10

Një makinë elektrike që thuhet se do të ndryshojë pikëpamjet e njerëzve mbi automobilin është prezantuar për publikun nga ish-punonjës të “BMW”-së dhe “Apple”-it.

Bëhet fjalë për makinën Byton, kroskoti i të cilës është një ekran gjigant me prekje. Shefi i kompanisë, Carsten Breitfeld, tha se ideja e tyre është që të nxjerrin në treg makinë e parë vërtetë të zgjuar.

Automjeti në fjalë thuhet se përmban gjithashtu një ekran me prekje në timon dhe pas sediljeve, me qëllimin që të transferojë jetën sociale online të njerëzve nga shtëpia apo celularët në makinë.

Makina ka gjithashtu sensorë për autonomi të nivelit 4 që teorikisht lejojnë shoferin të dremisë rehat, ndërsa makina udhëton drejt destinacionit.

Por rregulloret ende nuk e lejojnë këtë, kështu që për momentin makina do të prodhohet me nivelin 3 të autonomisë. Kjo nënkupton se makina ecën vet, por shoferi duhet të qëndrojë vigjilent.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook