Ballina Teknologji FOTO/ S’ka më gjëra të pamundura, tashmë makina pa timon dhe pa...

FOTO/ S’ka më gjëra të pamundura, tashmë makina pa timon dhe pa pedale në treg

Inxhinierët japin lajmin, se makinat pa timon dhe pa pedale, janë gati për të dalë në rrugë.

Gjigandi “General Motors”, deklaron se ka nisur prodhimin masiv të makinës së parë autonome pa timon dhe pa pedale, e cila shumë vite më parë mund të konsiderohej si diçka e pamundur.

Kompania e njohur, tashmë po kërkon leje nga qeveria amerikane, për t’i nxjerrë në rrugë këto automjete.

Sipas parashikimeve të inxhinierëve, vitin e ardhshëm këto mjete do të jepen për qytetarët dhe nuk do të kenë nevojë për të pasur një shofer dhe do të përdoren si taksi-robot në disa shtete amerikane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook