Ballina Galeri Hennessey prodhon “Demonin” më të shpejtë në botë (VIDEO+FOTO)

Hennessey prodhon “Demonin” më të shpejtë në botë (VIDEO+FOTO)

Hennessey Performance ka modifikuar një Dodge Demon, duke e shndërruar në Demonin më të shpejtë në botë.

Ky model i modofikuar arrin shpejtësinë nga 0-245 km/h për vetëm 9.14 sekonda.

Demoni i modifikuar përmban paketën e përmirësuar HPE1000 të Hennessey, e cila rrit performancën nga 840 kuaj fuqi në 1.035 kuaj fuqi dhe me 967lb-ft çifte rrotullimi.

Fuqia shtesë e makinës vjen nga një motorr 4.5 litërsh, i cili zëvëndëson motorrin e prodhuar nga fabrika, 2.7 litërsh, së bashku me katalizatorin, një filtër ajri i sofistikuar, pompë benzine dhe injektorë më të fuqishëm.

Modeli standart i Dodge Demon është një makinë e shpejtë, e cila mund të arrijë shpejtësinë nga 0-225 km/h në 9.65 sekonda.

Por kjo gjë nuk e ndaloi Hennessey Performance që ta marrë atë në nivele të reja. Ne nuk do të habitemi nëse kompania arrin të prodhojë në të ardhmen një makinë që mund të arrijë shpejtësinë e mësipërme për vetëm 8 sekonda.

“Demoni i 2018 është një raketë rrugore nga Dodge, por kemi dashur të marrim kohën mbresëlënëse që kjo makinë arrin në modelin standart të prodhuar nga fabrika dhe ta shndërronim në një nivel tjetër të industrisë”, tha presidenti dhe themeluesi i kompanisë John Hennessey.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook