Ballina Kryesore Historia e Motor Yacht A, jahti superluksoz që vizitoi këtë verë Sarandën

Historia e Motor Yacht A, jahti superluksoz që vizitoi këtë verë Sarandën

Shumë pak superjahte kanë arritur të fitojnë një nivel njohje në audiencat kryesore siç e ka fituar ky Jaht vitet e fundit.

Fillimisht i skicuar nga Starck për vetëm disa minuta sipas projektuesit francez, projekti për Motor Yacht A filloi në vitin 2004 kur u kontaktua nga miliarderi Rus Andrey Meknichenko.

Në këtë pikë, projektuesi francez kishte mbaruar dy jahte, një jaht 24 meteër të quajtur Virtuelle dhe jahtin tjetër 65 metra, Wedge Too.

Megjithatë, projekti për këtë jaht ishte ambicioz, duhej krijuar një jaht origjinal që dallohej dhe nuk nuk imitonte asnje tjetër të krijuar më parë.

Starck është i njohur për stilin personal në projektet e tij dhe nuk është i detyruar me patjetër të ndjekë kërkesën e pronarit. Në vend të kësaj ai përpiqet të kuptojë nevojat e tyre dhe të gjejë një zgjidhje kreative siç bëri me Motor Yacht A.

I prodhuar në vitin 2008 nga Blohm+Voss, ky jaht u bë lajmi kryesor në botë për dizajnin e tij polarizues. Inovacioni në jaht përfshinte një sallon të madh kryesor që shtrihet si një dhomë e vetme nëpërmjet kuvertës.

Një tjetër element kyçnë dizjan ishte krijimi i një zone të gjerë, një zonë relaksimi në kiçin e jahtit. Edhe pse zona të tilla zakonisht gjenden në pjesën e pasme, Starck beson që kështu të lejon më mirë të jesh më afër me detin dhe ta shijosh jahtin më shumë.

Starck i dedikoi shumë hapsirë dhe përkujdes pjesës së garazhit në këtë jaht. Nëse në pjesën më të madhe të superjahteve kjo është diçka teknike, e aksesuar nga ekupiazhi, në këtë jaht është një zonë e integruar për të ftuarit.

LEXO EDHE:  Vrau pronarin e lavazhit në Sarandë, kapet pas tre vitesh në Itali autori (Emri)