Ballina Kuriozitet Internet nuk do ketë vetëm në Tokë, gati projekti për instalimit e...

Internet nuk do ketë vetëm në Tokë, gati projekti për instalimit e rrjetit 4G në Hënë

Kompanitë Vodafone, Nokia, Audi dhe SpaceX njoftuan se do të instalojnë rrjetin mobil 4G në Hënë vitin e ardhshëm me projekt të përbashkët.

Realizimi i projektit është paralajmëruar pesë dekada pas udhëtimit të parë të astronautëve të NASA-s në hënë.

Qëllimi i projektit është të mbështesë misionet e ardhshme në hënë. Kështu, astronautët do të kenë mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt në hënë dhe nuk do të varen nga sinjalet e dërguara në tokë dhe të presin kthimin e informacioneve, gjë e cila ndodh aktualisht.

Rrjeti i transmetuesit, që nuk do të peshojë më shumë se një kilogram, do të prodhohet nga Nokia, kurse Vodafone do t’i pajisë këto mjete me rrjetin e saj 4G.

Detyra e Audi është të krijojë një automjet hulumtues hënor i cili do të përdorë rrjetin mobil në hënë.

SpaceX pajisjet e sipërpërmendura me raketën e saj Falcon9 vitin e ardhshëm nga Florida do t’i lançojë në hënë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook