Ballina Teknologji iPhone X një dështim? Analistët parashikojnë se Apple do ta tërheqë nga...

iPhone X një dështim? Analistët parashikojnë se Apple do ta tërheqë nga tregu këtë verë

Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë, atëherë do të ishte hera e parë që Apple i mbyll rrugën një produkti një vjeçar.

Shitjet e iPhone X mund të mos kenë arritur pritshmëritë që Apple dëshironte, por telefoni është shumë larg të qenurit një dështim.

Të gjithë u mahnitëm pas telefonit dhe miliona besnikë të Apple e kanë blerë pavarësisht çmimit të lartë.

Por do të ishte një shok i vërtetë nëse Apple braktis iPhone X në Verën e 2018-ës. Apple Insider duke cituar firmën analitike KGI Securities, sugjeron se Apple do të tërheqë nga shitja telefonin përpara prezantimin të ciklit të ri.

Nëse kjo provohet të jetë e vërtetë, atëherë do të ishte hera e parë që Apple i mbyll rrugën një produkti një vjeçar.

LEXO EDHE:  Përgjysmohet prodhimi i Iphone X, Apple e 'pëson' nga pritshmëritë e mëdha

Arsyeja e shitjeve të dobëta të telefonit në Kinë është dizajni sipas KGI. Pavarësisht se ka një ekran më të madh sesa iPhone 8 Plus prej 5.8 inç nga 5.5 inç, KGI beson se hapësira e sensorëve në krye të ekranit është ai që ka zhgënjyer përdoruesit.

Nga ana tjetër Apple nuk është e gatshme të heqë dorë nga ky stil dizajnit me seritë e reja të iPhone.

Pavarsisht parashikimeve negative, shitjet e iPhoneX në terësi kanë qenë pozitive. Kjo do ta ndihmojë kompaninë të kapë vlerën e 1 trilion dollarëve përgjatë 2018-ës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook