Ballina Kuriozitet Ja cilët janë 10 aplikacionet që konsumojnë më shumë baterinë në Android

Ja cilët janë 10 aplikacionet që konsumojnë më shumë baterinë në Android

 

Nuk është sekret tu tregojmë se disa aplikacione Android janë makthi baterisë së telefonit tuaj. Këto aplikacione vijojnë punën e tyre në sfond edhe kur nuk i përdorni. Ato kërkojnë vazhdimisht në internet dhe përdorin sensorët e lëvizje duke eleminuar vazhdimisht përqindje të baterisë.

Ndërsa ka shumë aplikacione me aktivitet të tillë, disa janë shumë më keq. E disa prej tyre janë aplikacione mjaft popullore. Tashmë mund ti identifikojmë ato falë një hulumtimi realizuar nga Avast dhe AVG. Ja cilat janë aplikacionet që vrasin baterinë e telefonëve Android.

SNAPCHAT – Lajme të këqija për përdoruesit e Snapchat. Sipas anketës ky është aplikacioni i medias sociale i cili më së shumti e mundon baterinë. Snapchat zinte vendin e 4 në anketën e Avast dhe vendi e dytë në atë të AVG-së. Janë të shumtë përdoruesit të cilët raportojnë rritje të jetëgjatësisë së baterisë pas heqjes së aplikacionit.

 

TINDER – Është momenti që nga një përdorues aktiv i Tinder të bëheni përdorues pasiv. Ose ndaloni rifresikimin e aplikacionit që ndodh në sfond në mënyrë që të mos kërkojë vetë në internet edhe pa e përdorur. Gjithashtu duhet të ndaloni njoftimet. Ky kombinim jep një rezultat më pozitiv me jetëgjatësinë e baterisë.

MICROSOFT OUTLOOK – Ky aplikacion është më të vërtetë surprizë dhe çudi njëherazi të jetë në këtë listë. Microsoft prej vitesh ka zhvilluar aplikacione mjaft cilësore në Android dhe Outlook është parë si një prej tyre. Për fat jo të mirë ai ishte në vendin e 10 për nga konsumi i bateri në listën e Avast.

FACEBOOK DHE MESSENGER – Rrjeti më i madh social në botë është gjithashtu një prej armiqve më të mëdhenj të baterisë. Facebook dhe Messenger janë aplikacione që do ti gjeni gjithnjë në krye të listave të aplikacioneve që konsumojnë më shumë baterinë. Dhe kjo ka sens nisur nga lejet e shumta që Facebook kërkon nga Android në mënyrë që të operojë.

LEXO EDHE:  Studimi: Ja cilit prind duhet t'i ngjajë fëmija që të jetë sa më i shëndetshëm

AMAZON SHOPPING – Nëse keni të instaluar aplikacionin Amazon Shopping në telefon hiqeni menjëherë. Natyrisht distributori online ka një mori ofertash dhe çmimesh me leverdi por aplikacioni nuk është i optimizuar për Android. Rezultati është një konsum i lartë i baterisë duke qenë se kërkon në sfond vazhdimisht për oferta të reja.

APLIKACIONET SAMSUNG – Aplikacionet e tepërta në Android kryesisht nga prodhuesit e telefonëve janë gjithnjë problem. Në rastin e Samsung shumë telefonë vinë me një mori aplikacionesh të kompanisë. Mbase nuk i keni përdorur asnjëherë por shumë prej tyre funksionojnë në sfond dhe përdorin jetëgjatësinë e çmuar të baterisë. Tre prej tyre janë Samsung Link, Beaming Service dhe WatchON.

MUSICAL.LY – Ky është një rrjet social me popullaritet në rritje dhe u dedikuar yjeve të muzikës. Por pavarësisht këtij fakti musical.ly konsum jashtëzakonisht shumë baterinë. Si? Jo përmes funksionimit në sfond por gjatë funksionit normal ai përdor burime të shumta harduerike. Rezultati është konsum i tepruar i baterisë.

YOUTUBE, NETFLIX – Nëse pëlqeni të shikoni filma dhe të dëgjoni muzikës nga telefoni juaj, atëherë natyrisht duhet të prisni konsum të lartë të baterisë. Pavarësisht nëse jeni në Wi-Fi ose jo, ekrani i ndezur konsumon mjaftueshëm bateri.

LIONMOBI POWER BATTERY DHE CLEANMASTER – Si për ironi ato që duhej të përmirësonin performancën e sistemit dhe jetëgjatësinë e baterisë bëjnë të kundërtën. Sipas Avast LionMobi është ndër 10 aplikacionet që konsumon më shumë baterinë. AVG nga ana tjetër paralajmëron përdoruesit për Clean Master, njofton PCWorld.al.

BBC NEWS (APO ÇDO APLIKACION LAJMESH) – Aplikacionet e lajmeve janë të rëndësishme vetëm nëse përditësohen vazhimisht por kjo e ka një kosto, konsumin e baterisë. Aplikacione si BBC News, NYTimes, CNN apo edhe aplikacionet shqiptare konsumojnë bateri sepse rifreskohen vazhdimisht në sfond.

LEXO EDHE:  A ka jetë pas vdekjes? Shkencëtari i jep fund dilemave duke u bazuar në ligjet e fizikës