Ballina Teknologji Ja sa kohë ju duhet për të fshirë mesazhet nga WhatsApp

Ja sa kohë ju duhet për të fshirë mesazhet nga WhatsApp

Aplikacioni i shumëpërdorur, WhatsApp do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që ka të bëjë me fshirjen e mesazheve që janë dërguar.

Opsioni është në funksion prej kohësh, por pritet që t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.

Aktualisht, çdo person ka 7 minuta kohë për fshirjen e një mesazhi, por kjo kohë do të zgjerohet dhe do të kemi në dispozicion plot 68 minuta e 16 sekonda.

Inxhinierët kanë menduar edhe për rastin kur i njëjti mesazh ndoshta do ju duhet sërish. Ju mund ta rikuperoni mesazhin e fshirë. Lidhur me ndryshimin ka nisur testimi dhe pritet që së shpejti të bëhet aktiv.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook