Ballina Sociale Ja sesi të mësoni nëse jeni prekur nga hakimi i Facebook muajin...

Ja sesi të mësoni nëse jeni prekur nga hakimi i Facebook muajin e kaluar

hakim

 

Facebook do të njoftojë individualisht secilin përdorues të prekur dhe çfarë informacioni rreth tyre është ekspozuar.

Në fillim u tha se 50 milion përdorues ishin prekur ndërsa tani kompania tha se vetëm 30 milion në të vërtetë kanë rënë pre e sulmit.

Duke shfrytëzuar një keqfunksionim të platformës, sulmuesit kanë arritur të vjedhin çelësat dixhitale të kyçjes për 30 milion përdorues.

Facebook nga dita e sotme ka nisur të njoftojmë të gjithë të prekurit dhe këtë mund ta bëni edhe manualisht përmes kësaj lidhjeje.

Të prekurit ndahen në tre kategori: 15 milion përdoruesve u vodhën emrat dhe informacionet e kontaktit ndërsa për 14 milion të tjerë u vodh thuajse çdo gjë që nga emrat e përdoruesve, gjinia, vendndodhja, gjuha, marrëdhëniet, feja, vendlindja, qyteti ku banojnë, datëlindja, edukimi, puna, vendet që kanë vizituar, uebsajtet, njerëzit dhe faqet që kanë ndjekur, kërkimet e fundit dhe pajisjet e përdorura për të hyrë në Facebook.

Për një milion të tjerë, edhe pse çelësat u ishin vjedhur, sulmuesit nuk kanë aksesuar asnjë informacion të tyre.

Facebook do të njoftojë individualisht secilin përdorues të prekur dhe çfarë informacioni rreth tyre është ekspozuar.