Ballina Teknologji A jeni lodhur nga bateria e smartphonit tuaj ? Android tregon mënyrën...

A jeni lodhur nga bateria e smartphonit tuaj ? Android tregon mënyrën si ta mbajmë gjallë më tepër

Bateri që harxhohet brenda orës, bateri që nxehet shumë dhe bateri që nuk ju përgjigjet si duhet sepse keni hapur plot aplikacione ? Android vjen me zgjidhjen e problemit tuaj.

Një update i rëndësishëm vjen tek menu e baterisë në versionin më të ri të sistemit operativ Android O, ku ju do të mundeni të identifikoni lehtësisht aplikacionet që i shkurtojnë jetën baterisë dhe ti fikni ato pa qenë nevoja të largoheni nga menuja që po përdorni.

Android e ka lançuar lajmin këtë javë duke nxjerrë opsionin e baterisë bashkë me ato të tjerat të Android O dhe Google I/O. Menuja baterisë nuk ka qenë ndonjëherë kaq e gjerë dhe tani ju jep mundësinë të bëni veprime prej saj dhe të shikoni statistika që nuk i keni hasur më parë.