Ballina Teknologji Jeni të fiksuar pas teknologjisë? Vjen së shpejti ekrani i parë holografik...

Jeni të fiksuar pas teknologjisë? Vjen së shpejti ekrani i parë holografik në botë. Ja si do të jetë (Video)

Kompania e prodhimit të pajisjeve teknologjike RED do të sjellë për herë të parë telefonin me ekran holografik.

Bëhet fjalë për modelin RED Hydrogen One Phone thuhet se është publikuar për të dalë në treg verën e 2018.

Telefoni ka të ngjarë të sfidojë gjigandët e tjerë të prodhimit të telefonave celularë, pasi përmban teknologji vërtetë fantastike.

Thuhet se modeli do të përmbajë një super kamera, ndër më të mirat, pasi kompania RED është më e njohura në botë për prodhimin e pajisjeve cilësore që përdoren në kinematografi.

Ekrani i këtij super celulari do të jetë në gjendje për të projektuar imazhe holografike. Kjo do të thotë se ekrani do të projektojë objekte 3D, të cilat përdoruesit do të kenë mundësi t’i shohin nga çdo kënd, transmeton “DuaLajm.com”.

Kjo teknologji futurustike ka ardhur në sajë të partneritetit me Leia Inc, një kompani që po revolucionin shfaqjet holografike në aparate mobile.

A do të jetë ky smartphone me teknologjinë më të lartë të krijuar ndonjëherë për ekranet? Kjo gjë mbetet për t’u parë, kur ky model të lançiohet në treg.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook