Ballina Kryesore Këto janë 10 motorrët më të mirë të makinave të prodhuara 20...

Këto janë 10 motorrët më të mirë të makinave të prodhuara 20 vitet e fundit, nuk do ta besoni se cila është renditja

Edicioni internacional për “Motorin e Vitit” feston 20-vjetorin e krijimit të tij, dhe për ta festuar, disa njerëz kanë krijuar një çmim special “Më e mira e të mirave”.

Që do të thotë se është një çmim që njeh të gjithë fituesit e përgjithshëm mbi historinë 20-vjeçare të këtij edicioni.

Natyrisht, vetëm një mund të fitojë, dhe ju mund edhe të mos pajtoheni me disa – ose me të vërtetë të gjithë – prej tyre.

Për shembull, ka disa motorë BMW në këtë listë, por mungon motori madhështor 2,8-litra me 6 pistona në vijë të drejtë, si p.sh i një E36 328i Sport. 

Dëshironi të gjeni se cilët janë motorët më të mirë të 20 viteve të fundit sipas edicionit?

Vazhdoni shihni më poshtë:

10: Fiat 875cc TwinAir/ BMW 4.4-litër Valvetronic/ Honda 1.0-litër IMA

Këto tre motorë ndajnë vendin e 10. Në foto është Honda Insight, gjenerata e parë e prodhuar, e cila ka një motorr 1.0 litërsh me 3 pistona

9: Toyota 1.0 litër

Ky është një motor 1.0 litër i cili filloi të prodhohej në vitin 1999. Toyota këtë motor e vendosi në modelin Yaris.

8: Mazda Renesis Rotary

Lavdia e xhirimeve. Me një motor vetëm 1.3 litërsh prodhonte 200bhp e vendosur në modelin RX-8 të vitit 2003.

7: BMW 3.0 litër twin-turbo

Debutimi i BMW me motorin turbocharge në edicionin ndërkombëtar të “Motori i Vitit” në vitin 2007 i dha asaj çmimin e 1. Ky motor fitoi dhe çmimin e 1 në 2008 gjithashtu. Është motori i modelit 335i.

6. BMW 1.5 litër hibrid benzinë-elektrik

BMW i8 është një hibrid i mrekullueshëm. Në vitin 2015, motori i tij me tre cilindra do të kurorëzohej nga edicioni ndërkombëtar si “Motori i Vitit”.

LEXO EDHE:  EMRAT/ Zbulohet lista me 70 gazetarë dhe VIP-a që ka zgjedhur Rama për të testuar sigurinë e "Air Albania"
5: Toyota 1.5 litër Hybrid SynergyDrive

Ky është motori 1.5 litërsh i modelit Prius. Një makinë mjaft e përdorur me një motor mjaft ekonomik.

4: Volkswagen 1.4 litër TSI twin-charger

Ky motor me 4 cilindra dhe turbo është i denjë për tu pasur. Modeli Polo GTI fuqizohet nga ky motor.

3: BMW M 3.2 litër

Ky është një nga motorët më të mirë që BMW ka prodhuar. Ky motor fuqizon modelin M3 E46.

2: Ford 1.0 litër EcoBoost

Kur ky motor me 3 cilindra u testua në 2013, u duk disi i çuditshëm, dhe mjaft argëtuese për të ngarë një Fiesta.

Ky motor ishte i disponueshëm dhe tek modeli Focus dhe Mondeo.

1: Ferrari 3.9 litër twin-turbo V8

Më në fund arritëm tek motori më i mirë i 20 viteve të fundit, është kryevepra aktuale e Ferrarit. Motori 3.9 litër V8 me dy turbo. Modeli më i fundit që ky motor fuqizon është: 488 Pista.

*Bazuar në International Engine of the Year Awards*

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook