Ballina Teknologji LG konkretizon konceptin e së ardhmes, krijon modelin e telefonit që paloset

LG konkretizon konceptin e së ardhmes, krijon modelin e telefonit që paloset

Kompania LG, ka sjellë së fundmi risinë e 2018-ës, duke krijuar modelin më të ri të telefonit, i cili mund të paloset.

Drejues të LG-së njoftojnë se ekrani i modelit më të ri telefonik do të ketë një ekran fleksibël, i cili do të mund të paloset.

Telefoni do të jetë i pajisur me dy kamera, nje në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme të ekranit.

Teknologjia e këtij telefoni, lejon që përdoruesit të mund të shohin njoftimet, apo edhe orën, vetëm duke e palosur atë.

Gjithashtu, sipas krijueve, kur telefoni të hapet i plotë me të dyja pjesët e tij, do të mund të përftohet një pasjisje në madhësinë dhe funskionin e një tableti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook