Ballina Teknologji Makina elektrike që karikohen brenda pak minutash

Makina elektrike që karikohen brenda pak minutash

Imagjinoni të karikoni makinën tuaj elektrike brenda disa minutave, kundrejt orëve. Apo telefonin tuaj smartphone ta karikoni brenda disa sekondave.

Kjo është perspektiva që studiuesit mendojnë se do të arrijnë duke zbuluar një material të ri që mund të rrisë performancën e karbonit, në superkapacitor, një lloj pajisjeje për ruajtjen e energjisë që mund të ngarkohet shumë shpejt dhe të shkarkohet shumë shpejt.

Drejtori i hulumtimit në Superdielectrics Ltd, Donald Highgate thotë se superkapacitorët nuk prodhojnë energji përmes reaksioneve kimike si bateritë e zakonshme, ata krijojnë fusha elektrostatike.

Superkapacitorët momentalisht janë një komponent i rëndësishëm në makinat elektrike, sidomos në momentin e ndezjes së makinave ose tek trenat në momentin e shtysës kur rritet shpejtësia.

Në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut kërkohet që të ketë 3 500 autobusë që operojnë në këtë mënyrë deri në 2020. Gjithashtu ata përdoren dhe në Shangai, Kinë.

Citroen ka përdorur këtë metodë deri në 2010 dhe janë më shumë se 1 milionë makina të tilla. Por momentalisht superkacatirorët nuk kanë qenë të mirë në ruajtjen e energjisë për një kohë të gjatë.

Kjo dendësi e dobët e energjisë, siç quhet, sasia e fuqisë që ata mund të mbajnë për kilogram, i ka vënë ato në  disavantazh të konsiderueshëm ndaj baterive li-ion

Avantazhet e superkapacitorëve në krahasim me bateritë janë në faktin se ata kanë norma më të larta të ngarkimit dhe shkarkimit.

Fakti që energjia mbaron shpejt nuk përbën problem në momentin kur ajo do të vijojë të jetë në karikim. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  E pabesueshme! Tashmë makinat e BMW do të karikohen me Wireless (Video)