Ballina Teknologji Miliona telefona Android në rrezik për shkak të këtij aplikacioni shumë të...

Miliona telefona Android në rrezik për shkak të këtij aplikacioni shumë të njohur

Gjërat nuk po shkojnë mirë në Google Play. Një grup kërkuesish kanë vërtetuar se qindra aplikacione në Google Play kanë dobësi sigurie të cilat i lejojnë hakerat që të implentojnë malëaer dhe të vjedhin të dhëna nga miliona telefona Android.

Problemi kryesor është se gabimet e sigurisë brenda aplikacioneve krijonë porta të hapura në telefona dhe lejojnë shumë hapësira për akses dhe sulme nga hakerat nëpërmjet shumë aplikacioneve që shkarkohen në Google Play.

Ky ka qenë një problem i madh për kompjuterat por jo shumë në smartfona.

Universiteti i Michigan ka krijuar një program për të skanuar 24000 aplikacione dhe ka gjetur 410 aplikacione të dobët ndër të cilat njëri prej tyre është shkarkuar me miliona herë.

Problemi kryesor duket të jetë me aplikacione si WiFi File Transfer ,ku për shkak të një dobësie në sistemin e sigurisë i lejonë hakerët që të hyjnë në sistemin tuaj.

Ky aplikacion është shkarkuar mbi 50 milionë herë.