Ballina Sociale Më në fund një lajm i mirë, Facebook do të dënojë faqet...

Më në fund një lajm i mirë, Facebook do të dënojë faqet që bëjnë këto postime

Rrjeti gjigand social Facebook herë pas here po sjell ndryshime për shkak të problematikave që sjell në murin e faqes së përdoruesve.

Këtë herë Facebook ka menduar të heqë disa lloj postimesh të quajtura “karrem”.

Këto lloj postimesh i kërkojnë përdoruesve që të reagojnë me komente, tag, like ose share, gjë që nxit personat të replikojnë.

Rjjeti social ka krijuar një makineri që të identifikojë këto lloj postimesh dhe shprehet se do të dënojë faqet që e përdorin shpesh këtë “karrem”.

Këtë gjë e bëjmë për të gjetur mënyra për të përmirësuar materialet që lexojnë dhe shohin përdoruesit. Duhet të reduktohen materialet mashtrime dhe të keq-orientuara për t’i dhënë më tepër rëndësi materialeve me kuptim dhe qëllime të mira.”, shprehet një zëdhënës i Facebook.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ 'Po nuk iu bindët Safet Gjicit do iu heqim pensionin', kush është doktori me diplomë false që presionon qytetarët (Emri)

Faqet që e përdorin më së shumti këtë mënyrë mashtrimi për të rritur reachin/shikueshmërinë e faqes, atëherë pikërisht këtyre do t’iu ulet më tepër shikueshmëria, si formë dënimi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook