Ballina Kryesore Nëntë nga prototipet më të bukura që kurrë nuk i’a dolën të...

Nëntë nga prototipet më të bukura që kurrë nuk i’a dolën të prodhoheshin

Këto janë makinat që do të dëshironim që t’u prodhonin, por që nuk mundën t’ia dilnin dot.

Janë të paktë njerëzit që e dinë që disa koncepte makinash ishin të ideuara për të dalë në treg, por që kurrë nuk ia arritën qëllimit.

Ja disa prej tyre:

1. Honda HSV-10 GT

Në vitin 2009, Honda po prodhonte makina të fuqishme. Civic Type R dhe S2000 ndaluan së prodhuari, gjithashtu dhe NSX me motorr V10. Honda vendosi që të zëvëndësonte këto makinën me modelin HSV-10 GT, model që nuk doli kurrë në treg. Do të ishte një rival i denjë për Lexus LFA.

2. BMW M3 E46 Touring

Pse BMW ka lejuar Audi dhe AMG të prodhojnë makina të fuqishme me portobagazh përpara nesh. Prototipi E46 me 335 kuaj fuqi ishte e mrekullueshme. Kishte një prerje të shkëlqyer, dhe e denjë për një motorr M-Power, por kontabilistët na mohuan një klasik të vërtetë modern.

3. BMW M8

BMW ka bërë gabimin e njëjtë shumë herë. Publikoi konceptin M8. Në thelb do të kishte motorrin V12 si McLaren F1. BMW i dha serisë 8 një pamje të duhur si supermakinë. Por BMW u demoralizua përsëri dhe nuk mundi ta çojë projektin e nisur deri në fund. Frikacakë.

4. Porsche 989

Para se të prodhohej Panamera, Porsche hodhi idenë për të prodhuar një modeli si 911 4-dyersh, modelin 989. Sipas parashikimeve të Porsche, modeli 928 do të mund të ishte superior para modelit 911. Por e kishin gabim. Si rrjedhojë modeli 989 nuk u prodhua kurrë, ndërsa modeli Panamera është 100 herë më i shëmtuar.

LEXO EDHE:  BMW prezanton “bishën” M8 Gran Coupe, a do të jetë ky model një rikthim i lavdisë për "Seria 8"
5. TVR Cerbera Speed 12

Kur një makinë është tepër i çmendur për TVR, ju e dini se është shumë e frikshme. Me më shumë se 800 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 370 km/h, ajo do të ishte një thyes i rekordeve botërore. Derisa shefi Peter Wheeler i dha asaj dhe ishte aq i frikësuar sa që urdhëroi që projekti të braktiset.

6. Caterham C120

Në 2012, Caterham bëri një marrëveshje me Renault për të ndërtuar një makinë sportive. A110 i ri është sublime, dhe Caterham humbi një makinë të klasit botëror.

7. Lotus Espirit

Nga të gjitha konceptet e Dany Bahar Lotus, Esprit ishte më i afërt për t’u prezantuar në showroom. Supozohet se Lotus e kishte makinën disa javë nga përfundimi, para se Bahari të largohej dhe epoka e re e Lotusit të ndalonte.

8. Jaguar C-X75

Modeli C-X75 ishte i bukur dhe kishte një motorr hibrid 4-cilindërsh e fuqizuar me turbo, që i jepte atij performancën McLaren P1. Por Jaguar ishte i frikësuar se nuk mund të konkurronte në arenën e supermakinave, kështu që C-X75 përfundoi si makina e James Bond. Me një motorr V8.

9. Mercedes-Benz C112

Versioni për rrugë i prototipit C11 ishte një supermakinë me motorr 6.0 litërsh, V12 me aerodinamikë aktive, amortizim aktiv dhe me GPS. E frikshme dhe u paraqit në vitin 1991. Edhe pse u morën disa porosi, vendosi t’i anulonte.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook