Ballina Kuriozitet Ngadalësohet rrotullimi i Tokës , shkencëtarët lajmërojnë termete te fuqishme për 2018-ën

Ngadalësohet rrotullimi i Tokës , shkencëtarët lajmërojnë termete te fuqishme për 2018-ën

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se tërmete të mëdha pritet të ndodhin rreth globit në 2018-ën për shkak se rrotullimi i Tokës po ngadalësohet.

Hulumtimi nga shkencëtarët e Universitetit të Kolorados dhe Montanës, ka zbuluar se ka një lidhje shumë të fortë mes periudhave të rrotullimit të ngadalshëm të Tokës dhe shfaqjen e tërmeteve të mëdha .

Në sajë të të dhënave në dispozicion, autorët e studimit zbuluan se tërmetet që kishin ndodhur  në 100 vitet e fundit ishin më të shpeshta dhe më të forta, sa herë që ngadalësohej rrotullimi i Tokës rreth vetes.

Ata arritën të përcaktojnë se ngadalësimi i përkohshëm i rrotullimit duket të jetë i lidhur me tërmeteve më shkatërruese në historinë e njerëzimit.Rrotullimi i Tokës është zakonisht tepër i qëndrueshëm, por ka periudha kur rrotullohet më ngadalë se normalisht.

Ndryshimi nuk do të ishte kurrë i dukshëm për njerëzit, por shkencëtarët e dallojnë në sajë të pajisjeve moderne.Këto ulje të përkohshme janë një fenomen i dokumentuar mirë dhe nuk zgjasin shumë, por shoqërohen me tërmete të fuqishme./New York Post

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook