Ballina Teknologji Nis “lufta e ftohtë” në rrjetet sociale, Instagram sfidon YouTube me risinë...

Nis “lufta e ftohtë” në rrjetet sociale, Instagram sfidon YouTube me risinë e re

Tanimë mund të postoni video në Instagram më të gjata se 1 minutë. Kjo është risia e re që sjell gjigandi i rrjeteve sociale, falë IGTV.

IGTV është si një aplikacion më vetë, pjesë e aplikacionit kryesor. Me këtë risi Instagram pretendon të sfidojë YouTube, por ndryshe nga kjo e fundit, IGTV është vetëm për video vertikale, full screen.

Instagram TV është e lidhur me llogarinë personale kryesore të Instagramit. Nëse hapni një llogari, do të shfaqet ngjitur me Story Highlight. Risia e re është e ngjashme me ‘live videos’, vetëm se janë vertikale dhe mund të lihen komente.

IGTV u lançua të mërkurën dhe i kaloi menjëhere 1 miliard përdorues. Kjo vjen si zgjidhje e problemit të krijuesve dhe kërkesës së tyre për video më të gjata.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook