Ballina Galeri Një “bishë” e vërtetë, BMW X5 2019 sjell risinë që çdo kush...

Një “bishë” e vërtetë, BMW X5 2019 sjell risinë që çdo kush do ta dëshironte

Gjigandi gjerman i prodhimit të automobilave, BMW, i ka bërë të gjitha përgatitjet që modeli X5 që lançohet gjatë vitit që vjen, të jetë i aftë të përballojë të gjitha terrenet, duke filluar nga rrugët e ngrira, deri tek dunat e shkretërirës.

Gjenerata e katërt e kësaj makine SUV, fillimisht është testuar në pistat e garave, për të vazhduar më pas me rrugë malore të mbuluara nga akulli, pjesët malore, dunat e shkretëtirës dhe nëpër shtretër të lumenjve.

Për të treguar këto aftësi, BMW ka shpërndarë fotografitë ku e tregon modelin X5, duke kaluar nëpër shtigje të vështira.

“Udhëtarët do ndjehen mirë dhe komod, pavarësisht ku është duke kaluar makina. Në anën tjetër, shoferi e ka të lehtë manovrimin, pasi gjithçka ndryshohet vetëm me një prekje butoni”, thuhet në raportin e lëshuar.

Mësohet se ky SUV është testuar edhe në temperatura të ndryshme, si dhe kaluar me sukses të gjitha simulimet. 

Ende është e sigurt, por besohet se mund të prezantohet në fund të këtij viti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook