Ballina Galeri Një milion euro për “Bugatti” i vitit 1991 (FOTO)

Një milion euro për “Bugatti” i vitit 1991 (FOTO)

Në vitin 1991, makina “Bugatti EB110” u shit për 380 mijë dollarë.

Ndërkohë që nga momenti që kjo makinë është blerë, ka ecur vetëm 4.500 kilometra. Thuhet se gjatë gjithë kohës ajo ka qëndruar në ekspozitën e një koleksionuesi.

Ndërsa tani pronari i “Bugatti EB110” ka vendosur që ta shesë atë, dhe normalisht shuma pritet të thyej rekordet. Vlerat e saj pritet që të arrijë rreth një milion dollarë, pasi ka shumë oferta, shkruan telegrafi.

Ky “Bugatti” me 550 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për 3.6-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale deri në 340 kilometra në orë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook