Ballina Teknologji Një robot që ushqen macet, njihuni me Catspad

Një robot që ushqen macet, njihuni me Catspad

Catspad është shfaqur pak kohë më parë në Las Vegas dhe është fjala e fundit e teknologjisë për kujdesen e kafshëve.

Catspad pritet të ul stresin tek pronarët e maceve dhe ti ndihmojë në kujdesen e miqve të tyre të vegjël.

Roboti ka aftësinë të kuptoj se kur duhet të ushqej macen dhe sasinë e ushqimit që ajo duhet të konsumoj për çdo vakt.

Por jo vetëm kaq Catspad mund të ndjek dhe një dietë për të mbajtur sa më të shëndetshëm mikun tuaj me 4 putra.

Në SHBA 60% e maceve vuajnë nga mbipesha, por nëpërmjet këtij roboti inteligjent ky do jetë një problem që i përket të shkuarës pasi catspad mund të regjistroj se sa ushqim konsumon macja dhe në vaktin e radhës sasia do jetë më e kufizuar.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Risi në teknologji, krijohet për herë të parë roboti që mund të kryejë saltro

Nëse do ju duhet të largoheni me pushime për pak kohë tashmë s’do ta mbani mendjen mbrapa pasi Catspad është i programuar të kujdeset për periudha afat gjate.

Shpikësit e këtij roboti shprehen se catspad punon me energji elektrike dhe gjithashtu ka dhe një bateri emergjence në rast prerjeje të energjisë.

Pronarët mjaftojnë që të shkarkojnë aplikacionin në telefon e tyre për të kontrolluar çdo veprim të catspad dhe maces.

Në këtë program ju regjistroni të gjitha të dhënat e maces tuaj dhe puna tjetër i takon catspad.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook