Ballina Teknologji Opsioni i fshehtë i “Facebook” për fotot, zbulojeni përmes këtyre hapave

Opsioni i fshehtë i “Facebook” për fotot, zbulojeni përmes këtyre hapave

Nëse doni që fotografitë në rrjetin social Facebook t’ju duken më bukur, atëherë duhet të bëni disa hapa.

Facebook, automatikisht e ndryshon madhësinë e fotografisë që e vendosni në profilin tuaj, por ju në fakt mund t’i caktoni vetë dimensionet që dëshironi.

Në aplikacionin e Facebook-ut në telefonat android, klikoni në “News Feed”, pastaj shtypni “more”. Pas kësaj klikoni te “Help” dhe zgjidhni “Settings”. Pastaj klikoni te ngarkimi i fotografive HD.

Ndërsa nëse përdorni “Facebook” në Iphone shtypni tre vijat anash ekranit. Zgjidhni “Settings Account” dhe pastaj “Video and Photo”. Pastaj klikoni butonin ku i bën fotografitë HD.

Edhe nëse e përdorni Facebook-un në kompjuter mund ta përdorni këtë opsion, klikoni “Help” dhe aty ju rekomandon që fotografitë t’i përdorni me720, 960 ose 2048 pixel.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook